TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj Nikollaq Çepajt dhe kunatit të tij, Roland Çepajt në Vlorë. Burime bëjnë me dije se autori ka qëlluar me 15 plumba në drejtim të tyre pasi në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja. Deri më tani në Polici janë shoqëruar 10 persona.
Nikollaq Çepaj, mbeti i plagosur rëndë ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Atij iu bë atentat me kallashnikov, teksa pinte kafe në lokal bashkë me kunatin e tij i cili gjithashtu u plagos.
Policia dyshon se në atentat morëm pjesë dy persona, ndërsa për shkak të errësirës kanë arritur të ndërtojnë identikitin e personit që drejtonte automjetin nga i cili qëllua në drejtim të dy të rinjve.
Dyshimet kryesore lidhen me të shkuarën e 37- vjeçarit, Nikollaq Çepaj, por edhe me përfshirjen e tij në një plagosje dy vite më parë.