BOTA, 22 Gusht 2025, 20:53

Zyrtarja e bamirësisë për BBC: Fëmijët në Gaza dëshirojnë të vdesin që të shkojnë në parajsë dhe të hanë

Zyrtarja e bamirësisë për BBC: Fëmijët në Gaza

Shaima al-Obaidi, menaxhere e lartë për media në organizatën Save the Children, tha për BBC se nuk e befasoi shpallja e urisë katastrofike në Gaza.

Ajo tregoi se ishte në Gazë kur ndihmat u ndërprenë papritur gjatë muajit të Ramazanit, më 2 mars. Dita para kësaj, kishte një entuziazëm në zyrë pasi sallata ishte shfaqur për herë të parë në treg dhe po diskutoheshin recetat për iftar.

Por brenda pak ditësh, mishi dhe proteinat ishin të pakta, brenda pak javësh nuk kishte më fruta dhe perime të freskëta, dhe brenda një muaji mielli u bë i pamundur për t’u blerë ose kishte çmim trefish më të lartë.

“Një pjesë e njerëzve filluan të hanin bar dhe gjethe,” tha ajo, duke shtuar se fëmijët i kishin thënë: “Do të dëshironim të vdisnim që të shkojmë në parajsë dhe të hamë ushqim”.