BOTA, 24 Prill 2026, 14:19

Zjarre masive në Japoni! Flakët përhapen me shpejtësi, evakuohen mbi 3 mijë njerëz

Zjarre masive në Japoni! Flakët përhapen me shpejtësi,

Dy zjarre pyjore janë përhapur në veri të Japonisë. Situata vijon të jetë jashtë kontrollit ndërsa flakët janë përhapur edhe në zona të banuara.
Ndërkohë autoritetet lëshuan edhe urdhra evakuimi, të cilët tani prekin më shumë se 3,000 banorë.

Zjarri fillimisht shpërtheu në një zonë malore të mërkurë, dhe më pas u përhap edhe në një front të dytë rreth 10 kilometra larg, pranë qytetit të Otsuchi-t.

Ndërkohë zjarrfikësit janë angazhuar dhe po punojnë si nga toka ashtu edhe nga ajri për të vënë nën kontroll flakët, por situata mbetet sërish kritike. Sipas të dhënave në dispozicion, flakët kanë shkatërruar tashmë më shumë se 1,176 hektarë tokë.