TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia u përpoq të shantazhonte Shtetet e Bashkuara duke ofruar të ndalonte ndarjen e inteligjencës ushtarake me Iranin nëse, në këmbim, Uashingtoni do ta shkëpuste Ukrainën nga të dhënat e saj të inteligjencës, tha të mërkurën Presidenti Volodymyr Zelensky.
Zelensky, i cili tha të hënën se inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka prova “të pakundërshtueshme” se Rusia po vazhdon t’i ofrojë inteligjencë Iranit, tha se ksihte parë të dhëna, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Duke folur në kompleksin e tij presidencial në Kiev, Zelensky tha se disa dronë iranianë, të përdorur për të sulmuar asetet ushtarake amerikane dhe aleatët e saj gjatë luftës në Lindjen e Mesme, përmbanin komponentë rusë.
“Kam raporte nga shërbimet tona të inteligjencës që tregojnë se Rusia po e bën këtë dhe po thotë: Nuk do t’i jap inteligjencë Iranit nëse Amerika ndalon së dhëni inteligjencë Ukrainës. A nuk është kjo shantazh?”, tha Zelensky.
Ndërkohë, Rusia ka mohuar të ketë ndihmuar Iranin në konfliktin e tij njëmujor me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, një mohim që Uashingtoni tha më parë këtë muaj se e kishte marrë gjithashtu direkt nga Moska kur u diskutua çështja .
Ukraina, e cila është përballur me sulme të vazhdueshme nga dronë Shahed të projektuar nga Irani që kur Rusia nisi pushtimin e saj në vitin 2022, po ndihmon disa shtete të Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin – për t’iu kundërvënë sulmeve me dronë në territorin e tyre, tha presidenti.
Zelensky tha se shpresonte që Ukraina të ishte në gjendje të arrinte marrëveshje afatgjata me disa vende të Gjirit, të cilat do të mblidhnin fonde për prodhimin e interceptorëve ukrainasë të dronëve ose për marrjen e raketave shumë të nevojshme të mbrojtjes ajrore.