TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dje u bëri një thirrje aleatëve perëndimorë duke u kërkuar atyre që të dërgojnë në vendin e tij tanket e nevojshme për luftën ndaj Rusisë.
Gjermania është nën presion të madh diplomatik për të lejuar që tanket e saj të transferohen në vijën e parë të luftës kundër Rusisë, por megjithatë ata kanë thënë se do të furnizojnë tanke vetëm nëse Shtetet e Bashkuara bëjnë të njëjtën gjë.
Mbrëmë nuk ishte bërë asnjë marrëveshje për të siguruar që Ukraina të kishte tanket kryesore Leopard që ata duan të mposhtin Ushtrinë e Putinit, pasi l-ëvizja e diskutueshme e tankeve ishte e lidhur me burokracinë diplomatike.
Në një fjalim drejtuar ministrave të mbrojtjes në bazën ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani, Zelensky i falënderoi ata për mbështetjen e tyre të mëparshme.
“Ju mund ta filloni këtë politikë sot. Është në fuqinë tuaj të bëni një Ramstein tankesh. Jo për të bërë pazare për numra të ndryshëm tankesh, por për të hapur parimin e furnizimit që do të ndalojë të keqen ruse”, u shpreh Zelensky.
Nga ana tjetër kancelari Scholz tha se vendi i tij është “i lidhur strategjikisht së bashku me miqtë dhe partnerët dhe se kurrë nuk do bëjnë diçka nisur nga vetja, por së bashku me të tjerët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara”.