BOTA, 11 Janar 2023, 11:02

Zelensky i heq shtetësinë katër ligjvënësve ukrainas, dyshohen për tradhëti

 

Zelensky i heq shtetësinë katër ligjvënësve ukrainas,

Presidenti Volodymyr Zelensky u ka hequr shtetësinë ukrainase 4 ligjvënësve që ishin aleatë të Kremlinit.

Udhëheqësi ukrainas tha në fjalimin e tij mbrëmë se politikanit pro Kremlinit, Viktor Medvedchuk, i cili u transferua në Rusi vitin e kaluar, në një marrëveshje të shkëmbimit të të burgosurve, Andriy Leonidovych Derkach, Taras Romanovych Kozak dhe Renat Raveliyovych Kuzmin iu hoq shtetësia.

Ai tha: “Nëse deputetët e popullit zgjedhin t’i shërbejnë jo popullit të Ukrainës, por vrasësve që erdhën në Ukrainë, këto do të jenë veprimet tona.”

Medvedchuk, një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, drejtoi një parti të ndaluar pro-ruse, Platformën Opozitare Për Jetën në Ukrainë dhe po përballej me akuza për tradhti përpara se të transferohej në Moskë në shtator 2022.

Dhe z. Kozak dhe z. Kuzmin ishin zgjedhur të dy në parlamentin e Ukrainës si anëtarë të partisë së Medvedchuk.

SHBA vendosi sanksione ndaj Kozak, pronarit të tre kanaleve televizive, në janar të vitit 2022 për përhapjen e pretenduar të dezinformatave ruse, pasi Kievi kërkoi arrestimin e tij me akuza për tradhti.

Ukraina ka akuzuar gjithashtu Kuzmin për tradhti të lartë.

Derkach, një ligjvënës ukrainas i sanksionuar gjithashtu nga Uashingtoni, u akuzua në SHBA në dhjetor për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve.

Ai ishte akuzuar se ndihmoi Rusinë të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2020.