BOTA, 29 Nëntor 2022, 13:49

Xi Jinping: Jemi të gatshëm të krijojmë partneritet më të ngushtë me Rusinë

Xi Jinping: Jemi të gatshëm të krijojmë partneritet më

Presidenti i Kinës, Xi Jinping është shprehur sot se Pekini është i gatshëm të “krijojë një partneritet më të ngushtë” me Moskën për të “ruajtur sigurinë ndërkombëtare të energjisë”.

Deklaratat e liderit kinez janë cituar nga transmetuesi shtetëror CCTV nga një letër urimi drejtuar forumit të katërt energjetik Kinë-Rusi:

“Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të krijuar një partneritet më të ngushtë energjetik, për të promovuar zhvillimin e energjisë së pastër dhe të gjelbër dhe për të ruajtur së bashku sigurinë ndërkombëtare të energjisë dhe stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit të industrisë.”

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua gjithashtu e citoi të ketë thënë Rusia dhe Kina kanë forcuar komunikimin dhe koordinimin dhe “kanë demonstruar qëndrueshmëri të fortë të bashkëpunimit energjetik Kinë-Rusi dhe perspektiva të gjera të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Rusi.”