BOTA, 5 Prill 2024, 18:59

VIDEO/ New Jorku tronditet nga tërmeti më i fortë në 40 vite, ja momenti kur ndërpritet mbledhja e OKB-së

VIDEO/ New Jorku tronditet nga tërmeti më i fortë në 40

Një tërmet i rrallë, 4.7 të shkallës rihter goditi këtë të premte New Jerseyn, duke tronditur ndërtesat në qytetin e New Yorkut dhe zonat përreth. Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën në selinë në New York u ndërpre përkohësisht për shkak të tërmetit, sipas BBC.

Momenti kur godina e OKB dridhet gjatë mbledhjes janë publikuar në X. “Është si një tërmet?”, tha përfaqësuesi i Save the Children, Janti Soeripto, i cili po fliste në atë kohë.

Një tërmet me magnitudë 3.8 goditi Buffalon në Nju Jork vitin e kaluar më 6 shkurt. Ndërsa në vitin 1983, tërmeti me magnitudë 5.1 ballë tronditi banorët pranë qytetit të Newcomb, në veri të Nju Jorkut.