TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moti i keq me stuhi dhe rrebeshe shiu ka përfshirë edhe Francën.
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme serioze në zonën e Quimperle dhe Brittany, me përmbytje që çuan në evakuimin e shtëpive dhe bllokimin e qytetarëve.
Niveli i ujit në lumin Laita tejkaloi 4.4 metra në qendër të qytetit më 21 janar, duke tejkaluar argjinaturat e kontrollit të përmbytjeve dhe duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të Autoriteteve.
Uji vërshoi rrugëve të qytetit, duke mbuluar dhe marrë para gjithçka. Videot bënë shumë shpejt edhe xhiron e rrjetit.
Rainfall intensity is increasing all over the world because of climate change. Soon it will be where you live.
Stunning images of the Laïta river flooding in Quimperlé, Brittany, France, this Thursday morning. Firefighters carried out evacuations along the Quai Brizeux. (© Hôtel… https://t.co/srFEECv6Le
— Matthew Todd ???????? (@MrMatthewTodd) January 22, 2026
Me ndihmën e zjarrfikësve, u kryen evakuimet e para, ndërsa disa banorë u detyruan të qëndronin në katet e sipërme të shtëpive të tyre, pasi rrugët u shndërruan në lumenj dhe u bënë të pakalueshme.
Në të njëjtën kohë, dhjetëra automjete u gjetën pjesërisht të zhytura, ndërsa shërbimet meteorologjike paralajmërojnë për reshje të reja shiu në zonë.
Autoritetet lokale paralajmëruan se niveli i ujit do të mbetej i lartë gjatë gjithë ditës, pa pritur përmirësim të shpejtë.
Shërbimet e emergjencës u mobilizuan në Finistère, Morbihan dhe Ile-de-Vilaine, pasi departamentet u vunë në alarm portokalli për përmbytje. Shiu dhe baticat e larta të parashikuara për 22 dhe 23 janar mund të ngadalësojnë rënien e niveleve të ujit.
Në bashkimin e lumenjve Isol dhe Elle, Quimperle ka qenë e ndjeshme ndaj përmbytjeve për vite me radhë. Në dimrin e viteve 2013–2014, përmbytjet njëzetvjeçare shkaktuan dëme prej rreth 2 milionë eurosh, duke goditur më rëndë skelat e Sourcouf dhe Bruges.