TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një video e shpërndarë nga ushtria e Izraelit tregon se ushtarët e Hamas i kanë futur në spitalin Shifa të Gazës.
Videon e bën të ditur në rrjetin X, reporteri i çështjeve ushtarake i gazetës Times of Izrael, Emanuel Fabian.
TIO shkruan se efektivët e Hamasit kanë sjellë në qendrën mjekësore një shtetas nepalez dhe tajlandez të rrëmbyer nga Izraeli më 7 tetor.
Njëri nga pengjet është plagosur dukshëm në krah dhe është sjellë në shtratin e spitalit, ndërsa i dyti është tërhequr me forcë në spital.
“Këto gjetje vërtetojnë se organizata terroriste Hamas përdori spitalin Shifa në ditën e masakrës si infrastrukturë terroriste”, thotë IDF.
Në një konferencë shtypi të mbrëmjes, zëdhënësi i IDF-së, adm. Daniel Hagari thotë se dy pengjet e plagosur u morën më vonë nga Hamasi në strehëza dhe se Kryqi i Kuq nuk ishte në gjendje t'i vizitonte ata. Ai thotë se vendndodhjet e tyre aktualisht nuk dihen.
IDF releases surveillance camera footage from Shifa Hospital showing Hamas terrorists bringing a Nepali and Thai citizen who were abducted from Israel on October 7. pic.twitter.com/nmjlzkEdHw
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) November 19, 2023