BOTA, 14 Nëntor 2023, 22:37

VIDEO/ Hamasi sulmon me raketa Tel Avivin, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

VIDEO/ Hamasi sulmon me raketa Tel Avivin, dy të plagosur, njëri

Tym dhe zjarr kudo pas shpërthimit të raketave në rrethin e Tel Avivit.

Hamasi nisi një sulm me raketa në një lagje të Tel Avivit herët pasdite të së martës, duke plagosur dy persona, njëri në gjendje të rëndë.

Siç raportojnë mediat izraelite, raketat, të cilat nuk janë kapur nga Iron Dome, kanë plagosur një të ri rreth 20 vjeç, i shtruar në spital në gjendje kritike, dhe një grua 43-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në videot e regjistruara nga banorët e zonës, shihet tymi dhe mbeturinat nga shpërthimi i raketës, si dhe ndihma e dhënë për të plagosurit.