TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sulm i ri ajror amerikan në Oqeanin Paqësor lindor shënjestroi një anije që dyshohet se ishte e përfshirë në trafik droge të premten, duke vrarë të paktën dy persona, ndërsa nga pasagjerët mbijetoi. Sipas komandës ushtarake amerikane për Amerikën Latine dhe Karaibet, SOUTHCOM, anija po lëvizte në “rrugë të njohura të trafikimit të drogës” në Paqësorin lindor dhe dyshohej se ishte pjesë e operacioneve të kontrabandës së narkotikëve.
Komanda amerikane publikoi edhe një video bardh e zi prej 10 sekondash, ku shihet momenti i goditjes dhe shkatërrimit të mjetit lundrues. Sipas deklaratës zyrtare, të paktën dy persona humbën jetën, ndërsa një tjetër rezulton të ketë mbijetuar fillimisht pas bombardimit.
Roja Bregdetare amerikane u njoftua menjëherë për të aktivizuar operacionet e kërkim-shpëtimit, megjithatë autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e të mbijetuarit. Me këtë operacion, numri i viktimave nga fushata amerikane “kundër drogës”, e nisur që prej shtatorit 2025 në Paqësorin lindor dhe në Karaibe, ka arritur në të paktën 192 të vdekur.
Megjithatë, administrata e Donald Trump është kritikuar se nuk ka paraqitur prova konkrete që anijet e goditura kanë qenë realisht të përfshira në aktivitete kriminale. Ligjshmëria e këtyre operacioneve ushtarake në ujëra ndërkombëtare dhe territoriale të huaja është vënë shpesh në diskutim nga ekspertë dhe organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
On May 8, at the direction of #SOUTHCOM commander Gen. Francis L. Donovan, Joint Task Force Southern Spear conducted a lethal kinetic strike on a vessel operated by Designated Terrorist Organizations. Intelligence confirmed the vessel was transiting along known narco-trafficking… pic.twitter.com/YFLQNZufRx
— U.S. Southern Command (@Southcom) May 9, 2026