BOTA, 26 Qershor 2026, 18:12

Video/ Aksidenti ajror në Pekin, momenti kur aeroplani përplaset me qiellgërvishtësen, panik në zonë

Video/ Aksidenti ajror në Pekin, momenti kur aeroplani përplaset me

Ky është momenti kur aeroplan i vogël u përplas me Kullën CITIC, ndërtesën më të lartë në Pekin, duke shkaktuar panik dhe një operacion të gjerë të shërbimeve të emergjencës.

Sipas raportimeve të mediave kineze, avioni goditi pjesën e sipërme të ndërtesës, ndërsa mbeturinat e tij dhe copëza xhamash ranë nga një lartësi e madhe. Si pasojë, pranë hyrjes së godinës shpërtheu edhe një zjarr i vogël.

Menjëherë pas incidentit, ndërtesa u evakuua, ndërsa disa automjete të parkuara në zonë u dëmtuan nga mbeturinat. Në vendngjarje u dërguan forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore, ndërsa autoritetet rrethuan zonën për arsye sigurie.

Sipas mediave lokale, avioni i tipit Sunward SA60L Aurora ishte ngritur nga Aeroporti Shifosi dhe kishte vetëm pilotin në bord. Ai po përgatitej të kthehej për ulje rreth orës 17:40 sipas orës lokale, kur devijoi nga trajektorja e fluturimit dhe humbi kontaktin me kontrollin ajror.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar për viktima apo të plagosur, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.