BOTA, 5 Nëntor 2024, 16:55

Vetëm dy shtete nuk kanë nisur ende votimin, ja çfarë ka ndodhur deri tani me zgjedhjet në SHBA

Vetëm dy shtete nuk kanë nisur ende votimin, ja çfarë ka

Qendrat e votimit janë hapur edhe në Nevada. Votuesit në Alaskë dhe Hawaii do të nisin të drejtohen drejt qendrave të votimit në një ose dy orë në vijim.

Qendrat e votimit do të mbyllen në kohë të ndryshme në shtete të ndryshme, por deri në orën 23:00 në Bregun Lindor në SHBA (04:00 GMT) të gjitha shtetet do të kenë mbyllur qendrat e votimit, me përjashtim të Havait dhe Alaskës ku qendrat e votimit mbyllen një orë më vonë.

Kjo nuk është vetëm një garë mes Trump dhe Harris. Shtete të ndryshme po votojnë gjithashtu për çështje të tjera si të drejtat e abortit, anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, marijuanën rekreative ose mjekësore, si dhe referendumet për votimin dhe zgjedhjet.

Dhe ku janë sot Donald Trump dhe Kamala Harris? Trump është kthyer në Florida, ku do të hedhë votën e tij pas pak. Harris po planifikon të marrë pjesë në një festë natën e zgjedhjeve në Universitetin Howard, Alma Mater e saj.