BOTA, 24 Janar 2023, 13:08

Valë dorëheqjesh në Ukrainë, largohet edhe zëvendësprokurori i Përgjithshëm

Valë dorëheqjesh në Ukrainë, largohet edhe

Zëvendësministri i mbrojtjes i Ukrainës, i ngarkuar për furnizimin e ushtrisë me ushqim dhe pajisje, dha dorëheqjen këtë mëngjes, duke përmendur “akuzat e medias” për korrupsion që ministria e tij dhe ai thonë se janë të pabaza.

Dorëheqja e Vyacheslav Shapovalov ishte një “akt i denjë” që do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në ministri, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Disa zyrtarë të lartë ukrainas njoftuan dorëheqjen e tyre sot pas zbulimeve të shtypit rreth blerjeve të supozuara të furnizimeve ushtarake me çmime të fryra.

Më herët sot, zëvendës shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kirylo Tymoshenko njoftoi po ashtu dorëheqjen. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi gjithashtu sot se zëvendësprokurori i përgjithshëm Oleksiy Simonenko u shkarkua nga posti i tij si pjesë e një riorganizimi të zyrtarëve të rangut të lartë.

Deklarata e prokurorisë për largimin e tij nuk jepte asnjë arsye për këtë vendim, por theksohej se ishte “sipas dëshirës së tij”.