BOTA, 20 Nëntor 2022, 09:17

Ushtria ruse bombardon sërish Khersonin, zjarre në qytet, 700 trupa të pajetë në territoret e çliruara, 90% e tyre civilë

Ushtria ruse bombardon sërish Khersonin, zjarre në qytet, 700 trupa

Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 270-të, ushtria ruse ka bombarduar Khersonin, nga i cili u tërhoq tetë ditë më parë, ndërsa në qytet kanë shpërthyer zjarre.

Mbi 700 trupa janë gjetur në territoret e çliruara të rajoneve Kharkiv, Donetsk dhe Kherson në dy muajt e fundit, ndërkohë që 90% e trupave të gjetur u përkasin civilëve.

SHBA theksoi se “nuk do të hyjë në bisedime me Rusinë për paqen pa qenë pjesë e tyre Kiev”.

Ndërkohë, kompania elektrike e Kievit ka nisur një apel për ukrainasit: “Kush mund të largohet nga vendi, spitalet kanë nevojë për dritë”.

Moska dyshohet se ka arritur një marrëveshje me Teheranin për të filluar prodhimin e dronëve pa pilot në territorin rus, për të shmangur sanksionet.