BOTA, 26 Janar 2023, 11:17

Ushtria izraelite vret nëntë palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite vret nëntë palestinezë në Bregun

Nëntë palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur gjatë një operacioni të ushtrisë izraelitë në Bregun Perëndimor, shkruan BBC.

Ministria e Shëndetësisë në Palestinë tha se situata në Jenin është tepër kritike për shkak të numrit të madh të të plagosurve të cilët e kanë të pamundur të marrin ndihmë pasi të shtënat ende vazhdojnë dhe ambulancat nuk mund të shkojnë në vendngjarje.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë detaje për operacionin, ndërkohë që mediat raportojnë se po përgatitej një sulm i madh nga militantët palestinezë. Grupet Hamas dhe Xhihadi Islamik kanë një prezencë të shtuar në Jenin, ku përballja e armatosur është tepër intensive.

Sipas raportimeve të paktën 29 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që prej nisjes së vitit, mes të cilëve dhe shumë civilë.