TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ushtria izraelite ka pretenduar se ka gjetur një depo armësh të Hamasit dhe shenja të pengjeve izraelite në bodrumin e një spitali në Gaza.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Read Admiral Daniel Hagari tha se zbulimi u bë në Spitalin e Fëmijëve Rantisi vetëm një ditë pasi pacientët e tij të fundit u evakuuan.
Spitalet kanë qenë në qendër të luftës në ditët e fundit me Hamasin që akuzon Izraelin për sulme ndaj vendeve me pacientë të cenueshëm.
Grupi militant ka mohuar përdorimin e spitaleve si bazë për operacionet e tij.
Kujtojmë se, objektit të Rantisit i mbaroi karburanti javën e kaluar dhe Izraeli kishte urdhëruar njerëzit të largoheshin ndërsa po vazhdonte me operacionin e tij tokësor.
Duke folur me gazetarët nga Tel Avivi, Admiral Hagari tha se një “qendër komandimi dhe kontrolli i Hamasit, granata, armë AK-47, pajisje shpërthyese, RPG dhe armë të tjera” u gjetën në bodrum.
“Ne gjetëm gjithashtu shenja që tregojnë se Hamasi mbante pengje këtu,” tha ai.
Ai vuri në dukje fotografitë e asaj që ai e përshkroi si një listë të anëtarëve të Hamasit të akuzuar për ruajtjen e pengjeve në spitalin Rantisi, duke thënë se ata u gjetën brenda.