BOTA, 14 Janar 2023, 15:41

“Unë nuk do të jap dorëheqjen”- Presidentja e Perusë refuzon të largohet pas protestave vdekjeprurëse: Më vjen keq për viktima por…

“Unë nuk do të jap dorëheqjen”- Presidentja e

Presidentja e Perusë, Dina Boluarte, ka refuzuar të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave antiqeveritare që kanë tronditur vendin.

“Unë nuk do të jap dorëheqjen. Angazhimi im është me Perunë,” tha ajo në një fjalim televiziv.

Dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve të dhunshme në javët e fundit.

Boluarte tha se i vinte keq për viktimat që humbën jetën gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë, por këmbënguli se do të vazhdonte si udhëheqëse.

Dhuna u shkaktua nga arrestimi i ish-presidentit, Pedro Castillo në dhjetor, pasi ai u përpoq të pezullonte Kongresin.

Mbështetësit e Castillo kanë kërkuar zgjedhje të reja dhe kanë bërë thirrje për largimin e Boluarte.

Por presidentja hodhi poshtë mundësinë e thirrjes së një asambleje kushtetuese siç kërkohet nga protestuesit, duke thënë se kjo nuk mund të ndodhë brenda natës.