TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ukraina do të përfitojë mbështetje të re financiare nga partnerët perëndimorë për të siguruar që bizneset e vendit të vazhdojnë të kenë qasje në financim gjatë luftës së vazhdueshme kundër forcave pushtuese ruse.
Në kuadër të të ashtuquajturit “Kuadër i Investimeve për Ukrainën”, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvilllim dhe Rindërtim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian do të ofrojnë garanci shtesë me vlerë totale prej 200 milionë eurosh.
Gjithashtu do të vihen në dispozicion 105 milionë euro grante dhe 10 milionë euro ndihmë teknike, njoftuan të dy institucionet në kuadër te takimit vjetor të BERZH-it në Riga.
Përveç kësaj, është nisur edhe një program i ri për mbështetjen e sektorit privat ukrainas.
Në total, bashkëfinancimi pritet të mundësojë dhënien e kredive të reja me vlerë rreth 2 miliardë euro në Ukrainë përmes institucioneve financiare partnere të BERZH-it.