TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vala e sulmeve të Rusisë gjatë natës ndaj Ukrainës ishte ndër më të rëndat të kësaj jave, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa bisedimet e paqes pritet të rifillojnë sot në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Rusia nisi një sulm masiv ndaj rajoneve tona gjatë natës, duke lëshuar 370 dronë luftarakë dhe 21 raketa të llojeve të ndryshme”, tha Zelensky në Telegram.
“Çdo sulm i tillë rus ndaj infrastrukturës sonë energjetike dëshmon se nuk duhet të ketë vonesa në furnizimin me sistemeve të mbrojtjes ajrore”, shtoi ai.
“Asnjë sy qorr nuk mund të mbyllet ndaj këtyre sulmeve”, tha Zelensky.
Përveç Kievit dhe zonës përreth, u goditën edhe rajonet si, Kharkiv, Sumy dhe Chernihiv, të vendosura pranë kufirit me Rusinë.
Zelensky raportoi një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, si dhe dëme të rënda në infrastrukturën e furnizimit me energji.
Forca ajrore ukrainase dhe “The Kyiv Independent” thanë pas mesnatës se qyteti ishte nën një sulm masiv rus.
Zyrtarët thanë se dronët dhe raketat kishin goditur disa lagje, duke shkaktuar të paktën një person të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur.
Në qytetin lindor ukrainas të Kharkivit, pranë kufirit rus, kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se ishin plagosur të paktën 19 persona.
Disa spitale dhe ndërtesa banimi ishin dëmtuar, ndërsa disa njerëz kishin mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Sulmet ndodhën ndërsa përfaqësuesit ukrainas dhe rusë kanë zhvilluar bisedime në Abu Dabi që nga dita e djeshme, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që synojnë t’i japin fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Negociatat në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe shënojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta midis dy palëve në disa muaj dhe do të vazhdojnë deri sot në mbrëmje.
Deri më tani nuk janë njoftuar rezultate konkrete.