TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një pasagjer që kishte prerë biletën për të hipur ne avionin e rrëzuar në San Paolo të Brazilit arriti të shpëtoje, sepse u vonuar për të mbërritur në aeroport. Adriano Assis do të hipte në fluturimin Voepass 2283 që u rrëzua në Sao Paulo, duke vrarë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin në bord.
Në një intervistë me televizionin Brazilian TV Globo, Adriano tha se u ndalua të hipte në avion sepse ishte vonë. Një fragment nga intervista u shpërnda në rrjetin social X me mbishkrimin, “Ky njeri nuk u lejua të hipte në avionin që sapo u rrëzua në Vinhedo në Sao Paulo, Brazil sepse ishte vonë".
Ai debatoi me personin përgjegjës në portën nga ku do te hipte ne avion, por sërish nuk u lejua të ndërmerrte fluturimin vdekjeprurës.
Adriano tha se punonjësi i linjës ajrore që e ndaloi të hipte në fluturim i shpëtoi jetën. Ai tha se një konfuzion mbi detajet e fluturimit të tij e bëri atë të që te vonohej, për të shkuar në kohën e duhur në aeroport. Pasi mësoi mbi rrëzimin e avionit, ai kishte kërkuar që të gjente punonjësin e linjës ajrore për ta përqafuar, që nuk e kishte lejuar të shkonte drejt vdekjes.