TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish zëvendës presidentja e SHBA-së, Kamala Harris po shqyrton mundësinë e kandimit përsëri për presidente në vitin 2028. Kështu deklaroi ajo duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një eventi nga një grup i të drejtave civile.
Harris po merrte pjesë në një event nga National Action Network, një grup i të drejtave civile i themeluar nga Reverend Al Sharpton, ku ai e pyeti drejtpërdrejt nëse planifikon të kandidojë përsëri për presidente.
Duke iu përgjigjur audiencës në Nju Jork, Harris: “Ndoshta, ndoshta. Po mendoj për këtë, po mendoj për këtë”, duke marrë brohoritje nga publiku.
Ajo shtoi se do të shqyrtonte mundësinë e kandidimit bazuar në atë se kush mund ta bënte më mirë punën e presidentit për popullin amerikan në vitin 2028.
Harris, e cila shërbeu si nënpresidente në administratën e Joe Biden, u mund në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 nga Donald Trump, i cili fitoi si votën popullore ashtu edhe Kolegjin Zgjedhor. Ajo më parë ka shërbyer si senatore amerikane dhe prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, ndër të tjera. Ajo gjithashtu kandidoi pa sukses për nominimin demokrat në zgjedhjet e vitit 2020.
Një nominim i mundshëm i vitit 2028 për Harris mund të përballet me sfida, pasi sondazhet tregojnë se disa votues duan fytyra të reja në udhëheqjen e Partisë Demokratike pas humbjes së saj nga Trump në vitin 2024.