BOTA, 13 Janar 2023, 20:30

U akuzuan për spiunazh, gjykata greke hedh poshtë akuzat kundër aktivistëve që shpëtuan refugjatët në Mesdhe: Çështje e paqartë!

U akuzuan për spiunazh, gjykata greke hedh poshtë akuzat kundër

Gjykata greke ka hedhur poshtë akuzat për spiunazh ndaj 24 aktivistëve të përfshirë në shpëtimin e njerëzve nga anijet me emigrantë në Mesdhe, pasi pranoi se çështja ishte e mbushur me gabime procedurale.

Trupi gjykues prej tre anëtarësh mbështeti rekomandimin e prokurorit që akuzat për spiunazh të hiqen mbi bazën e çështjes si “shumë të paqartë”.

“Ky është një hap i parë shumë i mirë, edhe pse ne nuk po festojmë ende. Një hetim penal mbi akuzat për krime të ngritura gjithashtu ndaj grupit është ende në vazhdim. Por rezultati i sotëm me siguri do të dëmtojë ndjekjen e këtij rasti”, ka deklaruar avokati mbrojtës Zacharias Kesses.

Të akuzuarit, si shtetas grekë ashtu edhe të huaj, përfshinin Sarah Mardini, refugjate siriane e kthyer në punëtore shpëtimi, historia e së cilës në shpëtimin e 18 bashkë pasagjereve teksa bënin kalimin e rrezikshëm nga Turqia frymëzoi filmin e Netflix -it “The Swimmers”.

Kesses, e cila drejton ekipin e saj ligjor, u shpreh se 27-vjeçarja nuk kishte qenë e pranishme në procedurë për shkak të një ndalimi udhëtimi që e identifikonte atë si një rrezik sigurie. Mardini kaloi më shumë se 100 ditë në paraburgim në burgun e sigurisë së lartë të kryeqytetit grek, Koryadallos, pas arrestimit të saj në gusht 2021.