BOTA, 21 Janar 2026, 15:49

Trump tallet me Macron: U përpoq të dukej i ashpër! Rrëfen përplasjen për çmimet e barnave

Trump tallet me Macron: U përpoq të dukej i ashpër! Rrëfen

Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk kurseu as presidentin francez Emmanuel Macron, të cilin e ironizoi për syzet që ka mbajtur ditët e fundit për shkak të një problemi shëndetësor në njërin sy.

“E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi?” tha Trump gjatë fjalimit të tij në Forumin e Davosit.

“Ai u përpoq të dukej i ashpër”, shtoi presidenti amerikan, përpara se të flasë gjatë për çmimet e barnave.

“Është e vështirë të besohet, por më pëlqen shumë Emmanuel Macron”, pohoi Trump, duke rrëfyer se si e ka detyruar presidentin francez që të ulë çmimet e barnave.