BOTA, 7 Janar 2025, 18:25

Trump njofton 20 miliardë dollarë investime: SHBA trashëgon një situatë të vështirë nga administrata në largim

Trump njofton 20 miliardë dollarë investime: SHBA trashëgon

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump mbajti një konferencë për mediat një ditë pasi Kongresi Amerikan certifikoi fitoren e tij. Trump e nisi fjalimin e tij me lajmin e investimit të madh prej 20 miliardë dollarësh në SHBA nga kompania  Dubai Damac Properties.

Investimi do të mbështesë një “qendër të re masive të të dhënave”, shton ai. “Ai njeri e di se çfarë po bën,” thotë Trump për biznesmenin Hussain Sajwani.

Më tej Presidenti i zgjedhur tha se SHBA po “trashëgon një situatë të vështirë nga administrata në largim”.

“Inflacioni po vazhdon të tërbohet dhe normat e interesit janë shumë të larta,” thotë ai. Trump u shpreh “i zhgënjyer” nga përpjekja, siç tha ai, e administratës Biden për të bllokuar reformat e popullit amerikan. Ai shtoi: “Ne fituam çdo shtet. Ne fituam votën popullore nga miliona e miliona njerëz. Askush nuk e di as sa njerëz. Miliona.”.