TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se Ngushtica e Hormuzit do të “hapet” plotësisht dhe “shumë shpejt”, me ose pa bashkëpunimin e Iran.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë për të garantuar funksionimin e kësaj rruge detare strategjike, e cila është kufizuar rëndë që nga nisja e konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit më 28 shkurt.
“Ne do ta hapim Gjirin – ose ngushticën, siç e quajnë ata – me ta ose pa ta,” u shpreh Trump, duke folur për gazetarët përpara se të nisej drejt Virxhinia.
Ai shtoi se procesi do të ndodhë shumë shpejt dhe paralajmëroi se, nëse nuk arrihet përmes bashkëpunimit, do të ndërmerret një zgjidhje tjetër.
Sipas tij, ngushtica do të hapet “automatikisht”, pasi Irani “nuk do të ketë përfitime ekonomike nëse ajo mbetet e bllokuar”.