BOTA, 10 Qershor 2026, 14:58

Trump: Irani po merr shumë kohë për të negociuar një marrëveshje, tani do të paguajë çmimin

Trump: Irani po merr shumë kohë për të negociuar një

Presidenti i SHBA, Donald Trump nisi një sulm ndaj Iranit ndërsa hodhi dyshime edhe mbi zhvillimin e armëpushimit të brishtë mes tyre.

Në një postim në Truth Social, Trump kritikoi Teheranin për vonesën që po tregon në negociatat për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit, duke vënë në dukje se “tani ata do të duhet të paguajnë çmimin”.

“Ushtria e Iranit është një rrëmujë e plotë. Pjesa më e madhe e saj, si Marina dhe Forcat Ajrore, nuk ekzistojnë më – Ata janë mposhtur plotësisht. Irani është vetëm fjalë dhe asnjë veprim.

Ngacmuesi i Lindjes së Mesme ka VDEKUR!!! Ata kanë marrë shumë kohë për të negociuar një marrëveshje që do të kishte qenë e shkëlqyer për ta, tani do të duhet të paguajnë çmimin!!!”, tha ai.