BOTA, 26 Qershor 2026, 20:03

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit: Kreu sulme me dronë në Ngushticën e Hormuzit

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit: Kreu sulme me

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump akuzoi sot Iranin, se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit, duke kryer sulme me dronë ndaj anijeve që lundronin në Ngushticën e Hormuzit.

Në një postim në rrjetin social “Truth Social”, Trump deklaroi se Irani ka lëshuar të paktën katër dronë kundër anijeve, në këtë rrugë detare strategjike.

Sipas tij, njëri prej dronëve goditi një anije mallrash, e cila, pavarësisht dëmtimeve të pësuara, arriti të vazhdonte lundrimin.

“Tre dronët e tjerë, u rrëzuan nga ushtria amerikane”, tha Trump.

“Është e qartë se kjo përbën një shkelje të pamend të marrëveshjes sonë të armëpushimit”, shkroi presidenti amerikan.

Megjithatë, ai nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me kohën, kur pretendohet se ndodhën sulmet.

Një ditë më parë, u raportua një sulm ndaj një anijeje mallrash në Ngushticën e Hormuzit.

Agjencia britanike për Operacionet Tregtare Detare (UKMTO) njoftoi se ura e komandimit të anijes ishte dëmtuar nga një “predhë e paidentifikuar”.

Incidenti ndodhi pranë brigjeve të Omanit, vetëm pak orë pasi Garda Revolucionare e Iranit kishte paralajmëruar se kalimi në Ngushticën e Hormuzit, do të ishte i sigurt, vetëm për anijet, që ndiqnin itineraret e përcaktuara nga Teherani.