TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhuna e tifozëve nuk ka fund dhe tashmë është e përfshirë drejtpërdrejt në aktivitet kriminal që nuk ka të bëjë me sportin. Fatkeqësisht në Ekuador ka ndodhur një tjetër episod tronditës, jashtë stadiumit të ekipit më të famshëm të vendit dhe një prej më të njohurve në përgjithësi në Amerikën Latine, Emelec.
Ngjarja nuk ka qenë thjesht një përleshje mes tifozëve, por ka ndodhur brenda organizimit të skuadrës specifike, që donte të lante hesapet duke gjuajtur jashtë stadiumit. Për pasojë, deri më tani ka dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur.
Siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes tifozëve të organizuar të Emelec, për kontrollin e trafikut të drogës mes tyre. Skuadra ka lëshuar një deklaratë për këtë çështje, duke theksuar se ka pasur një sulm dhe të shtëna nga persona të panjohur në drejtim të personave që ndodheshin jashtë stadiumit.