BOTA, 22 Qershor 2026, 17:24

Tragjike në Francë! Dy fëmijë gjenden pajetë në automjet, nëna e tyre…

Tragjike në Francë! Dy fëmijë gjenden pajetë në

Dy fëmijë, të moshës 2 dhe 4 vjeç u gjetën të vdekur në një parking në Carpentras në Francën jugore, mes një vale të nxehti.

“Shkaqet e vdekjes nuk janë përcaktuar ende, por dyshimet janë se humbën jetën për shkak të valës së të nxehtit “, tha për AFP prokurorja e Carpentras, Hélène Mourez.

Siç raportohet, fëmijët u gjetën brenda automjetit në parkingun e shtëpisë së tyre, pasi nëna e tyre ishte kthyer nga pazari.

Raportet e mediave lokale thonë se nuk dihet saktësisht se si fëmijët hipën në makinë ose sa kohë qëndruan brenda. Sipas informacioneve paraprake dy fëmijët hipën në makinë pa e ditur nëna e tyre 33-vjeçare.