BOTA, 13 Prill 2024, 18:59

Tragjike! Kjo është nëna heroike që u masakrua në sulmin me thikë për të mbrojtur foshnjën e saj! Vajza në luftë për jetën

Tragjike! Kjo është nëna heroike që u masakrua në

Ash Good, është mes 6 viktimave në sulmin me thikë në qendrën tregtare në Sidnei. Nëna 38-vjeçare, në përpjekje për të mbrojtur fëmijën e saj, vetëm 9 muajsh, u godit me thikë për vdekje.

Sipas informacioneve, 38-vjeçarja ka pasur në krahë vajzën e saj kur autori i ka sulmuar. Në tentativë për të mbrojtur vogëlushen është goditur me thikë nga autori.

Dëshmitarët thonë se nëna, e cila ishte e plagosur rëndë, arriti t’i japë fëmijën e saj disa njerëzve që ishin në vendngjarje, në mënyrë që ata të mund të dilnin dhe ta shpëtonin foshnjën.

Ajo kishte pësuar një dëmtim të rëndë dhe dha frymën e fundit në spital, ndërsa foshnja e saj po lufton me jetën për të qëndruar gjallë. Vogëlushja iu nënshtrua në operacioni pasi ka marrë plagë në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ajo ishte bërë nënë për herë të parë disa muaj më parë dhe ishte shumë e lumtur për ardhjen në jetë të vajzës. Miku i saj duke folur për mediat australiane tregoi: “Ajo ishte nëna më e mirë në botë.”

Gjashtë të vdekur dhe 9 të plagosur është numri tragjik i sulmit me thikë që ndodhi në një qendër tregtare në Sidnei.

Autori i masakrës, një 40-vjeçar, u qëllua për vdekje nga një efektive policie, ndërsa ende ende nuk dihen motivet e sulmit.