BOTA, 7 Janar 2025, 20:50

Tragjike/ Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike, autori i maskuar u arratis pas sulmit

Tragjike/ Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda

Të paktën dy persona u qëlluan për vdekje nga një person i maskuar, i cili sulmoi një fabrikë në Gjermaninë jugore.

Sipas informacioneve, një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 17:45 të së martës (7 Janar), kur një person i armatosur dhe i maskuar, hyri në një fabrikë të kompanisë ‘Hänel’, në Bad Friedrichshall, në shtetin Baden-Württemberg, raporton media.

Pamja e asaj që ndodhi në fabrikë është ende e paqartë. Mirëpo, autori ka mundur të arratiset. Autoritetet thanë se po punohet për gjetjen e tij.