BOTA, 26 Janar 2026, 19:55

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Qipro, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi ishte prekur nga gripi A.

Sipas mediave vendase, e mitura u trajtua fillimisht në spitalin e përgjithshëm të Limasolit, por pasi gjendja u përkeqësua, u transferua në kujdes intensiv.

Sipas mjekëve që e trajtuan, shkaku i vdekjes ishte dështimi i shumëfishtë i organeve, si pasojë e gripit A.