BOTA, 24 Janar 2023, 09:08

Tjetër sulm me armë në SHBA! 67-vjeçari vret me armë shtatë ish-kolegët

Tjetër sulm me armë në SHBA! 67-vjeçari vret me armë

Kalifornia është tronditur nga të shtëna masive pasi një burrë qëlloi për vdekje 7 ish-kolegë. Ngjarja ndodhi në jug të San Francisco, në qytetin bregdetar të Half Moon Bay.

Viktimat ishin të gjithë punëtorë kinezo-amerikanë që punon në fermë.

I dyshuari Zhao Chunli, 67 vjeç, u arrestua pasi shkoi me makinë në një stacion policie.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa shteti ishte në zi për vdekje e 11 personave të tjerë në Monterey Park, rreth gjashtë orë në juglindje të Gjirit të Half Moon, gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor.

“Tragjedi mbi tragjedi”, shkroi Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom në Twitter.

Katër viktima të sulmit u zbuluan në një fermë kërpudhash, ndërsa tre të tjerat u gjetën më vonë në një biznes aty pranë.

Një i plagosur ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Fëmijët që sapo kishin dalë nga shkolla dhe jetonin në zonën rurale u bënë dëshmitar të skenës tragjike.

“Është e tmerrshme. Është një tragjedi për të cilën dëgjojmë shumë shpesh, por sot na ndodhi në shtëpi, këtu në San Mateo County. Fëmijët u bënë dëshmitar të kësaj ngjarje”, tha efektivja Christina Corpus.

Zhao Chunli, i cili u vendos në pranga, iu gjet një një pistoletë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në sulm. Mësohet se ai po bashkëpunon me policinë.