BOTA, 14 Janar 2026, 22:40

Tensionet në Iran/ Ambasada britanike në Teheran mbyllet përkohësisht

Tensionet në Iran/ Ambasada britanike në Teheran mbyllet

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Iran është mbyllur përkohësisht dhe tani do të operojë në mënyrë remote, njoftoi një zëdhënës i qeverisë britanike. Sipas tij, këshillat për udhëtimet jashtë vendit janë përditësuar për t’i reflektuar ndryshimet konsullore.

Ky vendim vjen pas tërheqjes së personelit ushtarak britanik nga një bazë amerikane në Katar. Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë nisur të tërheqin pjesë të stafit nga Baza Ajrore Al Udeid në Katar, baza më e madhe amerikane në rajon.

Po sot, Italia dhe Polonia kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen “menjëherë” nga Irani.

Këto masa vijnë në një kohë pasigurie rreth mundësisë së një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Iran, ndërsa Teherani ka paralajmëruar se do të hakmerret kundër bazave ushtarake amerikane në rajon në rast sulmi.