BOTA, 31 Maj 2026, 19:39

Të paktën 46 të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në një zonë të kontrolluar nga rebelët në Mianmar (VIDEO)

Të paktën 46 të vdekur nga një shpërthim i

Dhjetëra persona humbën jetën pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi të dielën në veri të Mianmarit, në një zonë të kontrolluar nga grupet rebele.

Sipas rebelëve lokalë, shpërthimi ishte aksidental dhe u shkaktua nga aktivizimi i paqëllimshëm i një numri të madh lëndësh shpërthyese.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin e shpërthimit, ku një re gjigante tymi dhe flakësh ngrihet në qiell, ndërsa dëgjohen edhe zhurma të forta nga vala goditëse.


Një anëtar i shërbimeve të emergjencës në rajonin Namkham, në shtetin Shan, deklaroi se të paktën 46 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa rreth 70 të tjerë janë plagosur.

Megjithatë, një tjetër punonjës i ekipeve të shpëtimit tha se numri i viktimave ka arritur në 59. Të dy burimet folën në kushte anonimiteti për arsye sigurie.

Autoritetet lokale dhe grupet rebele po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vijim.