BOTA, 28 Nëntor 2022, 15:32

Talebanët në Pakistan i japin fund armëpushimit! Rinisin sulmet ushtarake në të gjithë vendin

Talebanët në Pakistan i japin fund armëpushimit! Rinisin sulmet

Talibanët në Pakistan njoftuan se i kanë dhënë fund marrëveshjes së armëpushimit që arritën me Qeverinë në qershor, dhe urdhëruan luftëtarët e tyre të kryejnë sulme në mbarë vendin.

Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), një entitet i ndarë nga talibanët në Afganstan, por që ndan ideologji të ngjashme islamike, ka qenë përgjegjës për dhjetëra sulme të dhunshme dhe qindra vdekje në mbarë Pakistanin që nga viti 2007.

“Teksa operacionet ushtarake po vazhdojnë kundër muxhahedinëve në disa zona të ndryshme… është e rëndësishme që ne të kryejmë sulme ku të mundemi në mbarë vendin”, u tha në deklaratën e TTP-së.

Për një kohë, TTP-ja a pasur ndikim në zonat fisnore të Pakistanit, duke imponuar një version radikal të ligjit islamik.

Luftëtarët e këtij grupi që nga viti 2010 vijnë në Pakistan kryesisht nga Afganistani fqinj, dhe tani janë inkurajuar edhe më shumë me kthimin në pushtet në Kabul të talibanëve afganë.

TTP dhe Qeveria pakistaneze arritën një marrëveshje armëpushimi në qershor, por të dyja palët vazhdimisht kanë pretenduar se pala tjetër ka shkelur marrëveshjen dhe kanë pasur disa përleshje.