TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Papa Leo XIV zhvilluan takimin e tyre të parë në Vatikan, ku u përafruan në qëndrimet kritike ndaj qasjes së presidentit amerikan, Donald Trump për luftën me Iranin, duke bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike.
Macron, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigitte, qëndroi rreth dy orë në Vatikan, ku bisedimet me Papën u përqendruan në krizën në Lindjen e Mesme, multilateralizmin, ndryshimet klimatike dhe emergjencat humanitare, sipas agjencive të pranishme.
Takimi vjen në një kohë kur të dy liderët kanë shprehur publikisht kundërshtimin e tyre ndaj mënyrës se si Trump ka trajtuar konfliktin me Iranin. Më herët gjatë javës, Papa Leo XIV i cilësoi kërcënimet e Trump ndaj qytetërimit iranian si “të papranueshme”, ndërsa Macron e ka akuzuar presidentin amerikan për nxitje të paqëndrueshmërisë përmes deklaratave kontradiktore dhe toneve agresive.
Në përfundim të takimit, dy udhëheqësit shkëmbyen dhurata simbolike. Macron i dhuroi Papës një fanellë të ekipit kombëtar francez të basketbollit, si dhe një libër mbi rindërtimin e Katedralja Notre Dame pas zjarrit të vitit 2019.
Gjatë vizitës së tij, presidenti francez zhvilloi gjithashtu bisedime edhe me Pietro Parolin.
Ky takim shënon takimin e parë të Macron me Papa Leo XIV, papën e parë të lindur në SHBA, pothuajse një vit pas zgjedhjes së tij.