BOTA, 14 Janar 2026, 19:25

Takimi i delegacioneve të Danimarkës dhe Groenlandës me Vance dhe Rubio në Shtëpinë e Bardhë përfundoi pa deklarata

Takimi i delegacioneve të Danimarkës dhe Groenlandës me Vance dhe

Një delegacion nga Danimarka dhe Groenlanda u prit sot në Shtëpinë e Bardhë, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur edhe një herë dëshirën e tij për të marrë nën kontroll këtë ishull të madh të Arktikut.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, dhe homologja e tij nga Groenlanda, Vivian Motzfeldt, u larguan nga Shtëpia e Bardhë pak para orës 12:00 të mesditës, sipas kohës lokale, raportoi një fotoreporter i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).

Ata kishin mbërritur rreth një orë e gjysmë më herët për bisedime me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Pas përfundimit të takimit, nuk pati asnjë deklaratë zyrtare nga asnjëra palë lidhur me përmbajtjen e bisedimeve.