TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një mbështetje “më të kufizuar” për aleatët e tyre, sipas Strategjisë së re të Mbrojtjes Kombëtare të Pentagonit, e cila shënon një ndryshim të madh në prioritetet e sigurisë amerikane, citon BBC.
Për herë të parë pas vitesh, siguria e SHBA-së dhe e Hemisferës Perëndimore renditet mbi kërcënimin nga Kina.
Në dokumentin 34 faqësh theksohet se aleatët, veçanërisht Evropa dhe Koreja e Jugut, duhet të marrin një rol më të madh në përballjen me kërcënimet rajonale, ndërsa Uashingtoni do të përqendrohet në interesa më “konkrete” amerikane.
Strategjia mohon se kjo qasje përbën izolacionizëm, duke e përshkruar atë si një realizëm strategjik dhe një “ndarje më të drejtë të barrës”.
Rusia përshkruhet si një kërcënim “i vazhdueshëm, por i menaxhueshëm” për krahun lindor të NATO-s, ndërsa roli i SHBA-së në parandalimin e Koresë së Veriut konsiderohet më i kufizuar, me Korenë e Jugut që pritet të marrë drejtimin.
Tajvani nuk përmendet drejtpërdrejt, por dokumenti riafirmon synimin për të parandaluar çdo fuqi, përfshirë Kinën, që të dominojë SHBA-në apo aleatët e saj.
Strategjia përforcon qëndrimet e Presidentit Donald Trump për rritjen e përgjegjësisë së aleatëve dhe thekson rëndësinë strategjike të zonave si Kanali i Panamasë, Gjiri i Amerikës dhe Groenlanda.