BOTA, 31 Janar 2026, 20:45

Solidaritet në epokën e memeve, pinguini që bashkon Europën, Ministri i Jashtëm gjerman publikon videon me AI

Solidaritet në epokën e memeve, pinguini që bashkon Europën,

Qeveria gjermane ka hyrë zyrtarisht në botën e memeve virale, duke përdorur figurën e njohur të “pinguinit nihilist” për të përcjellë një mesazh shprese dhe solidariteti evropian.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, publikoi në llogarinë e tij në Instagram një video të realizuar me Inteligjencë Artificiale, ku protagonisti është shpendi më i famshëm i internetit.

Në vend që të simbolizojë dëshpërimin ekzistencial, si në versionet tradicionale të memes, pinguini paraqitet si një figurë këmbëngulëse dhe optimiste, që përfaqëson Europën përballë sfidave të mëdha.

Në video, pinguini shfaqet si një krijim shumëngjyrësh i AI-së, duke buzëqeshur dhe duke ecur nëpër një tundër të akullt. Më pas, ndonëse kjo është e pamundur në jetën reale, ai ngrihet në fluturim mbi majat e mbuluara me dëborë, në një metaforë të qartë për kapërcimin e pengesave.

Një detaj simbolik është çantë shpine shumëngjyrëshe që pinguini mban, e cila përmban portretet e kancelarit gjerman Friedrich Merz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Keir Starmer, duke nënvizuar bashkëpunimin mes liderëve evropianë.

Kolona zanore e videos përfshin fragmente nga fjalimet e fundit të udhëheqësve, mes tyre edhe slogani “me siguri” i Emmanuel Macron nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, një frazë që është shndërruar tashmë në meme popullore në rrjet.

Videoja ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjete sociale, duke u cilësuar si një shembull i ri i komunikimit politik përmes kulturës së internetit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Außenminister Johann Wadephul (@aussenminister)