BOTA, 13 Maj 2026, 16:53

Shqetësim botëror për Hantavirusin, kreu i OBSH: Ka gjasa të shfaqen më shumë raste në ditët në vijim!

Shqetësim botëror për Hantavirusin, kreu i OBSH: Ka gjasa të

“Duke pasur parasysh periudhën e gjatë të inkubacionit të virusit dhe raste të tjera të  hantavirusit ka të ngjarë të shfaqen në javët e ardhshme”.

Kështu paralajmëron Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në të njëjtën kohë, Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore (UKHSA) njoftoi se nga kjo mbrëmje njëzet britanikë që u evakuuan nga anija turistike MV Hondius, e cila u prek nga epidemia e hantavirusit, do të fillojnë të lirohen nga spitali ku ishin në karantinë për t’u izoluar në shtëpitë e tyre nga kjo mbrëmje.

Siç është njoftuar, dhjetë persona në izolim në ishujt e Shën Helenës, territore britanike përtej detit në Atlantikun Jugor, do të riatdhesohen në Mbretërinë e Bashkuar ku do të “përfundojnë karantinën e tyre si masë paraprake”, sipas UKHSA-së.

Asnjë prej personave aktualisht nuk po shfaq simptoma, tha dje UKHSA.

“Ata do të kenë qasje në shërbime mjekësore të specializuara” dhe NHS është “e pajisur mirë për t’iu përgjigjur nëse sëmuren”.

Njëzet e dy pasagjerë nga anija turistike – 20 britanikë, një banor gjerman në Mbretërinë e Bashkuar dhe një pasagjer japonez – zbarkuan në Mançester të dielën pasi zbritën nga anija MV Hondius në Tenerife.

Ata u karantinuan për të paktën 72 orë në Spitalin Arrowe Park në Upton, pranë Liverpoolit, ku iu nënshtruan analizave dhe ekzaminimeve. Do të merren masa për transportimin e tyre të sigurt në shtëpitë e tyre.

Do të merren masa “për të transportuar ata që do të kthehen së shpejti në shtëpi për t’u vetëizoluar pas qëndrimit të tyre në Arrowe Park”, tha UKHSA.

Izolimi do të zgjasë 45 ditë dhe autoritetet shëndetësore do të mbajnë “kontakt të përditshëm” me pacientët, të cilët do të testohen rregullisht.

Gjithashtu, “do të bëhen rregullime që një numër i vogël njerëzish që ishin në izolim në shtëpi ose diku tjetër në Angli të testohen në Arrowe Park”, sipas agjencisë britanike të sigurisë shëndetësore.