BOTA, 2 Maj 2024, 20:26

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, dhjetëra mijëra persona evakuohen nga ishulli i “malit të zjarrtë”

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, dhjetëra mijëra persona

Shpërthimet nga një vullkan në Indonezi, kanë shkaktuar evakuimin e mijëra banorëve dhe anulimin e fluturimeve gjatë kësaj jave kur pjesa më e madhe e vendit, është përfshirë nga tymi i shpërthimit të vullkanit. Mali Ruang, një vullkan 725 metra (2,400 këmbë) në ishullin Ruang, Sulawesi Verior, ka shpërthyer në mënyrë spektakolare gjatë mesit të muajit Prill, duke paraqitur një kërcënim në rritje për ata që jetojnë aty pranë dhe për trafikun ajror në rajon. Vullkani shpërtheu tre herë të martën, duke bërë që hapësira ajrore të përfshihej nga retë e llavës dhe të hirit. Kjo ka sjellë aktivizimin e alarmit më të lartë në Indonezi duke paralajmëruar edhe një cunami, shkruan CNN.

Ruang shtrihet në brigjet e ishullit më të madh Tagulandang, ku autoritetet u kanë bërë thirrje më shumë se 12,000 njerëzve të evakuohen. Pamjet e publikuara tregojnë një numër të madh njerëzish që prisnin evakuimin në porte. Qytetarët janë paralajmëruar që të vendosin maska mbrojtëse dhe të tregojnë kujdes.

Shpërthimet e fundit kanë detyruar gjithashtu mbylljen e të paktën shtatë aeroporteve në afërsi, duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar Sam Ratulangi që i shërben qytetit Manado, kryeqyteti i provincës Sulawesi të Veriut. Mali Ruang është një vullkan, i cili zakonisht është konik dhe relativisht i pjerrët për shkak të formimit të llavës viskoze, ngjitëse që nuk rrjedh lehtë. Sipas studiuesve stratovolkanet shpesh prodhojnë shpërthime shpërthyese për shkak të grumbullimit të gazit në magmë.

Hiri vullkanik nga Ruang ka arritur në hapësirën ajrore të Malajzisë lindore, tha departamenti meteorologjik i Malajzisë. “Ne po monitorojmë vazhdimisht lëvizjet e pluhurit vullkanik dhe do të përditësojmë informacionin dhe do të lëshojmë paralajmërime për motin e aviacionit nëse është e nevojshme,” tha shefi i Met Malajzia, Muhammad Helmi Abdullah.