BOTA, 30 Janar 2023, 18:53

Shpërthim me bombë një xhami në Pakistan, shënohen 59 viktima. Dyshohet se sulmi kishte shënjestër zyrtarët policorë

Shpërthim me bombë një xhami në Pakistan, shënohen 59

Të paktën 59 persona janë vrarë dhe 157 janë plagosur, nga një bombë që dyshohet se kishte për shënjestër policët që po faleshin në një xhami në Peshawar, Pakistan. Xhamia është brenda zonës së mbrojtur nga policia.

Kryeministri Shehbaz Sharfi tha se terroristët kanë për qëllim të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata kryejnë detyrën në mbrojtje të Pakistanit, shkruan BBC.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë autorësinë e sulmit, po dyshohet se ai ka qenë i lidhur talebanët.  Grupi i dha fund armëpushimit në nëntor dhe dhuna ka qenë në rritje që atëherë.

Shefi i policisë së Peshawarit, Muhammad Ijaz Khan, tha për mediat lokale se në atë zonë ndodheshin rreth 300 deri në 400 zyrtarë policorë.

Xhamia është në një nga zonat më të kontrolluara të qytetit, e cila përfshin selinë e policisë dhe zyrat e inteligjencës dhe kundër terrorizmit.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 13:30 gjatë lutjeve të pasdites në qytetin veriperëndimor, pranë kufirit me Afganistanin.