BOTA, 13 Janar 2023, 21:30

Shpërthen tubacioni i gazit në Lituani në ditën e luftës për pavarësi nga ish-BRSS-ja

Shpërthen tubacioni i gazit në Lituani në ditën e

Një tubacion gazi ka shpërthyer në Lituani, teksa vendi shënon një ditë historike në luftën e tij për pavarësi nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS).

Mediat vendase kanë raportuar se fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati lëndime te qytetarët, por flakët u ngritën 50 metra të larta.

Autoritete lituaneze kanë evakuuar rreth 250 banorë të një fshati afër vendngjarjes.

Mësohet se ngjarja ndodhur sot rreth orës 14:00 me orën lokale në Distriktin e Pasvalys, ndërsa autoritet besojnë se ky ishte një mesazh.

Sot, Lituania shënon Ditën e Mbrojtësve të Lirisë për të nderuar ata që u vranë nga trupat sovjetike më 13 janar 1991 në kryeqytetin Vilnius, pasi vendi u shkëput nga BRSS.

Katërmbëdhjetë njerëz vdiqën dhe qindra u plagosën duke mbrojtur kullën televizive, ndërsa trupat ruse u përpoqën të rrëzonin qeverinë e re lituaneze që kishte shpallur pavarësinë një vit më parë në 1990.

Shpërthimi ndodhi në një tubacion kryesor gazi Amber Grid. Furnizimi me gaz përmes tubacionit të dëmtuar, i cili i shërben Lituanisë veriore dhe fqinjit balltik Lativa, në zonë u ndërprenë menjëherë.