BOTA, 23 Nëntor 2022, 17:29

Shpallën Rusinë shtet sponsor të terrorizmit, Parlamenti Evropian goditet nga sulmet kibernetike

Shpallën Rusinë shtet sponsor të terrorizmit, Parlamenti Evropian

Faqja zyrtare e Parlamentit Evropian u hakerua të mërkurën pasdite, vetëm disa orë pasi eurodeputetët miratuan një rezolutë që e shpall Rusinë “shtet sponsor të terrorizmit”.

“Parlamenti Evropian është nën një sulm të sofistikuar kibernetik. Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë,” tha presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.

“Ekspertët tanë të IT-së…po mbrojnë sistemet tona. Kjo pasi ne e shpallëm Rusinë si shtet-sponsor të terrorizmit.”

“Përgjigja ime: #SlavaUkraini,” shtoi Metsola, duke iu referuar sloganit që do të thotë “Lavdi Ukrainës!”

Zëdhënësi kryesor i Parlamentit Evropian tha se ndërprerja ishte për shkak të “niveleve të larta të trafikut të rrjetit të jashtëm”, ​​pa përmendur ndonjë autor të mundshëm.

“Ky trafik është i lidhur me një evente të sulmit DDOS (Distributed Denial of Service)”, shtoi Duch.

Në rezolutën e miratuar të mërkurën, eurodeputetët denoncuan Rusinë për aktet “brutale dhe çnjerëzore” të shkaktuara ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj që nga fillimi i pushtimit.