BOTA, 20 Nëntor 2023, 20:02

Shifra dramatike, shkon në mbi 13 mijë numri i të vdekurve, mes tyre 5600 fëmijë

Shifra dramatike, shkon në mbi 13 mijë numri i të vdekurve, mes

Rëndohet bilanci i të vdekurve në Gazë nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Sipas raportit të publikuar nga grupi militant i Hamasit, numri i të vdekurve shkon në 13300, ku 5600 prej tyre janë fëmijë.

Të dhënat e deklaruara nga Hamas ende nuk janë të konfirmuara nga institucione zyrtare si Autoriteti Palestinez apo institucione ndërkombëtare.

Më datë 7 tetor grupi militant i Hamasit sulmoi Izraelin, që më pas u kthye në një luftë mes dy vendeve.

(BalkanWeb)