BOTA, 13 Janar 2023, 22:03

Shërbimet amerikane raportojnë 510 raste të reja të kontaktit apo vëzhgimit të dukurive të paidentifikuara ajrore

Shërbimet amerikane raportojnë 510 raste të reja të

Shërbimet amerikane të sigurisë kanë raportuar 510 raste të reja të konstatimit të dukurive të paidentifikuara ajrore në zona të mbrojtura apo objekte me rëndësi që nga muaji gusht i vitit të shkuar.

Nga këto sipas një raporti të dërguar Kongresit amerikan, 340 janë identifikuar si objekte ajrore në përdorim konvencional, droën, balona etj., ndërokohë që mbeten 171 vëzhgime që kërkojnë hetim të mëtejshëm dhe kanë demonstruar karakteristika të pazakonshme fluturimi.

Raportimi bën pjesë në masat e reja të shërbimeve amerikane për të hapur publikisht hetime të caktuara për dukuri të tilla që më parë stigmatizoheshin si raportime haluçinante dhe trillime. Aktualisht autoritetet amerikane po i klasifikojnë shfaqje të tilla në kontesktin e sigurisë së shtetit përpara trajtimit të tyre mbi paradigmën e vizitës nga botë të tjera.