TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të hapin një qendër karantine në Kenia për rastet e dyshuara ose të konfirmuara me virusin Ebola, kryesisht për shtetas amerikanë, ndërsa shqetësimet për përhapjen e epidemisë në Republikën Demokratike të Kongos vazhdojnë të rriten.
Sipas raportimeve, qendra pritet të përdoret për amerikanët që duhet të largohen shpejt nga Kongo dhe të vendosen në karantinë, pa qenë nevoja të udhëtojnë menjëherë drejt SHBA-së.
Mediat amerikane raportojnë se projekti është ende në pritje të miratimit nga autoritetet keniane. Deri tani, Kenia nuk ka raportuar raste me Ebola.
Ndërkohë, një shtetas amerikan i infektuar me virusin është shtruar në një qendër të specializuar në Berlin, së bashku me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, të cilët konsiderohen kontakte të afërta.
Autoritetet amerikane kanë njoftuar gjithashtu se të gjithë udhëtarët që kanë qenë gjatë 21 ditëve të fundit në Republikën Demokratike të Kongos, Ugandë ose Sudanin e Jugut, do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore në aeroportin ndërkombëtar “Dulles” në Uashington.
Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë regjistruar mbi 900 raste të dyshuara me Ebola dhe rreth 220 vdekje të dyshuara, megjithëse autoritetet shëndetësore ndërkombëtare besojnë se shifrat reale mund të jenë më të larta.